Rama: Vjosa si Park Kombëtar, e vendos Shqipërinë në një tjetër kategori të hartës turistike evropiane

"Vjosa, një Park Kombëtar është unik për Shqipërinë po edhe për Evropën, i cili e fut Shqipërinë në një tjetër kategori të hartës turistike evropiane dhe hap një tjetër rrugë të re për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik e social", kështu është shprehur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Kryministri i Shqipërisë, Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka marrë pjesë të mërkurën në Tepelenë në ceremoninë e shpalljes zyrtarisht të Vjosës si Park Kombëtar.

Gjatë fjalës së tij, Rama është shprehur se nga sot Shqipëria mbron përgjithmonë lumin e egër të fundit të Evropës ndërsa premtoi se sipërfaqja e zonave të mbrojtura do të rritet.

Rama u shpreh se është në bashkëbisedim me autoritetet në Greqi për ta trajtuar Vjosën si pasuri të përbashkët në mes të Shqipërisë dhe Greqisë.

“Do të kërkojmë që Vjosa të shpallet pasuri e përbashkët me Greqinë në mënyrë që të rrisim investimet në të. Kemi një projekt masiv për kanalizimet në të gjitha bashkitë që përshkohen nga Vjosa. Pjesë e investimit është edhe mbështetja financiare për bizneset që do të zhvillohen në këto bashki”, ka thënë Rama.

Ai ka thënë se Vjosa, një Park Kombëtar, është unik për Shqipërinë po edhe për Evropën, i cili e fut Shqipërinë në një tjetër kategori të hartës turistike evropiane dhe hap një tjetër rrugë të re për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik e social.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika