Rama: Vrasja e policit, këmbana më madhe e alarmit për konflikt të armatosur

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë thirrje për veprime të menjëhershme të Komunitetit Euroatlantik lidhur me krizën në veri të Kosovës, pas sulmit ndaj policisë ku një efektiv ka humbur jetën. Ai kërkon një konference të jashtëzakonshme paqeje dhe veprime të fuqishme për parandalimin e eskalimit të situatës

Edi Rama, gjatë fjalimit në Forumin Strategjik të Bledit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas sulmit ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, ku një polic është vrarë në përballje me grupe terroriste ushtarake.

“Tragjedia e humbjes së jetës së efektivit të Policisë së Kosovës është këmbana më e madhe e alarmit deri më sot për rrezikun e vazhdueshëm të eskalimit të krizës së zgjatur në një konflikt të armatosur”, ka shkruar Rama.

Më tutje, ai ka thënë se Komuniteti euroatlantik duhet të marrë masa para se eskalimit të mëtejshëm të situatës, pasi sipas Ramës, kjo është mund të “dalë jashtë kontrollit e të kthehet në një zjarr destabilizues për krejt rajonin”.

“Komuniteti euroatlantik duhet të mbledhë të gjithë forcën e tij imponuese dhe të ulë pa kthim Kosovën dhe Serbinë në tryezën e Dialogut të Normalizimit. Thirrja e një konference të jashtëzakonshme paqeje, nën mbikqyrjen e garancinë e Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara, e njëkohësisht marrja e të gjitha masave të jashtëzakonshme me KFOR-in, për moslejimin e eskalimit të mëtejshëm të situatës, janë një domosdoshmëri strategjike jo vetëm për rendin e sigurinë në Kosovë sot, po edhe për paqen e të ardhmen e rajonit nesër, përpara sesa kriza e zgjatur në Veriun e Kosovës të dalë jashtë kontrollit e të kthehet në një zjarr destabilizues për krejt rajonin”, ka theksuar  Rama.

“Kriminelët që i morën jetën një njeriu të pafajshëm, i cili shërbente nën uniformën shtetëtore të forcave të rendit të Republikës së Kosovës, duhet të dalin përpara drejtësisë”, ka përfunduar Rama në Twitter.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika