Rama: VV-ja dhe PDK-ja, kundër projekteve zhvillimore në Prishtinë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, akuzoi Vetëvendosjen dhe PDK-në për miratimin e vendimeve që dëmtojnë projektet zhvillimore në kryeqytet dhe rikthejnë problemet me menaxhimin e mbeturinave

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) për veprime që, sipas tij, dëmtojnë rëndë zhvillimin e kryeqytetit dhe mirëqenien e qytetarëve.

Në një postim në Facebook, Rama theksoi se këto dy parti, në një koordinim të plotë, propozuan dhe miratuan vendime që kanë pasoja të mëdha për Prishtinën.

“Sot të gjithë qytetarët e Kryeqytetit dhe të Republikës së Kosovës ishin dëshmitarë të veprimeve destruktive të Vetëvendosjes dhe Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë.

Të bashkuar dhe në koordinim të plotë, Vetëvendosje dhe PDK sot propozuan dhe votuan dy vendime që kanë pasoja të mëdha për Kryeqytetin dhe të gjithë qytetarët:

  1. Shkarkuan aksionarët e NPL “Stacioni i Autobusëve”, për t’i ndërprerë projektet zhvillimore në atë zonë.
  2. Ndryshuan Rregulloren për Menaxhimin e Mbeturinave për me rikthy problemin e mbeturinave”, ka shkruar Rama në Facebook.

Ai akuzoi Vetëvendosjen se po përpiqet të ndaloj projektet.

“Sa i përket pikës së parë, qytetarët duhet të dijnë se me Planin Rregullativ Kalabria, dhe me interesim të investitorëve serioz nga diaspora jonë, në zonën përreth Stacionit të Autobusëve parashihet zhvillim i madh që do të rezultonte edhe me ndërtimin e Unazës Qendrore të Kryeqytetit dhe Fshatit Olimpik pa asnjë Euro kosto nga buxheti i Kryeqytetit dhe taksat e qytetarëve tanë. Vet udhëheqësi i Vetëvendosjes në Asamble, tha se ‘po i dërgojmë aksionarët (e Vetëvendosjes) për me i ndërpre disa projekte…’.

Për Vetëvendosjen zhvillimi i zonës përreth Stacionit të Autobusëve dhe ndërtimi i Unazës së Kryeqytetit dhe Fshatit Olimpik pas asnjë Euro kosto nga buxheti i Kryeqytetit janë projekte që duhet ndalur”, ka shtuar Rama.

Sa i përket menaxhimit të mbeturinave, Rama rikujtoi qytetarët për gjendjen e rëndë në të cilën ishte kryeqyteti kur shërbimet publike menaxhoheshin nga PDK.

“Sa i përket pikës së dytë, rikujtoj qytetarët se në çfarë gjendje të rëndë ishte Kryeqyteti derisa shërbimet publike menaxhoheshin nga PDK. Pas ndryshimeve në menaxhment, dhe kontraktimit të operatorit privat për të ndihmuar kompaninë “Pastrimi”, situata është përmirësuar dukshëm. E sot, Vetëvendosje dhe PDK votuan për të rikthyer situatën në atë gjendje të mjerueshme sikur ishte gjatë vitit 2022 dhe pjesës më të madhe të 2023”, ka përfunduar Rama.

Shija e redaktorit

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Të fundit nga rubrika