Rama zbulon emrat e liderëve evropianë që marrin pjesë në Samitin e Berlinit

Edi Rama, kryeminister i Shqiperise

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zbuluar gjashtë emrat e parë të liderëve evropianë që do të marrin pjesë në Samitin e Berlinit në Tiranë.

Kryeministri Rama ka zbuluar sot disa prej emrave të liderëve evropianë që marrin pjesë, teksa deklaron se po bëhen përgatitjet e fundit.

“Jemi në përgatitjet e fundit të një tjetër evenimenti të madh ndërkombëtar për Shqipërinë, Samiti i Liderëve të Procesit të Berlinit, i cili do të zhvillohet për herë të parë jashtë kufijve të BE-së, në Tiranë, me pjesëmarrjen e 6 kryeministrave të rajonit, ku kanë konfirmuar pjesëmarrjen Presidenti i Francës dhe Kancelari i Gjermanisë, Presidentja e Komisionit Evropian, si edhe një sërë kryeministrash të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian”, thuhet në postimin e Edi Ramës në Facebook.

Nërsa, kryeqyteti shqiptar, Tirana, për herë të parë jashtë kufijve të BE-së, është nikoqire e Samitit të Liderëve të Procesit të Berlinit, më 16 tetor.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika