Ramabaja: Për 20 vjet, Kosova u ndërtua por edhe u vjedh shumë – Investimet u bën në tri vitet e fundit

Sadri Ramabaja ka deklaruar se për 20 vjet Kosova është ndërtuar por gjithashtu është vjedhur shumë, ndërsa sipas tij, tri vitet e fundit janë shënuar përpjekje për të ndalur humbjet financiare

Analisti politik, Sadri Ramabaja ka theksuar se gjatë 20 viteve të fundit, Kosova ka përjetuar një periudhë ndërtimi, por gjithashtu është shkatërruar nga vjedhjet dhe korrupsioni.

Ai ka theksuar se Republika e Kosovës ka kaluar nga një objekt i mundshëm i dialogut në një subjekt të së drejtës ndërkombëtare, duke u bërë pjesë aktive në marrëdhëniet dhe politikat e jashtme.

“Kosova ka ndërtuar, por edhe është vjedhur shumë këto 20 vjet”, ka deklaruar ai në Debat Analizë, duke shtuar se një pjesë e madhe e investimeve janë realizuar në tri vitet e fundit.

Për tri apo katër vitet e fundit, analisti ka theksuar se ka pasur përpjekje për t’i dhënë fund hemorragjisë fiskale dhe investime në sektorë kyç si politika e jashtme, mbrojtja, siguria, arsimi dhe kultura.

“Unë prej dje deri sot kam lexuar mbi 20 faqe se çfarë është bërë për këto tri, katër vjet”, ka shtuar ai.

Shija e redaktorit

“Ëndrra vazhdon…”, Peja nderon Arlind Gjikollin – Gjikla, artistin dhe...

“Ëndrra vazhdon…”, kështu u tha sot në qytetin e Pejës në dyvjetorin e vdekjes së ish-drejtorit menaxhues të Telegrafit, artistit Arlind Gjikolli – Gjikla,...

S’ka shpërthim në Mitrovicë, Policia: Ka pasur hedhje të fishekzjarreve...

Para disa minutash një shpërthim i zhurmshëm u dëgjua në Mitrovicë. Shpërthimi erdhi si pasojë e hedhjes së mjeteve piroteknike në jug të qytetit....

FSK aktivizohet për ruajtjen e infrastrukturës kritike në vend

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se një nga vendim e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës që është mbajtur në orët...

Të fundit nga rubrika