Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, qëndruan për një javë në Shtetet e Bashkuara ku zhvilluan takime në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Analisti Sadri Ramabaja ka deklaruar se kjo vizitë e Osmanit, Kurtit dhe Gërvallët janë “takime të kordinuara dhe të dizajnuara mirë” se kush me kë do të takohet.
“Lajm i mirë me vlerësimin që i dha Organizata Freedom House ku Kosova është në pozicionin e parë të Demokracisë dhe të Drejtësisë në rajon”, vijoi Ramabaja.