Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Analisti Sadri Ramabaja ka thënë se deklarata e anëtarit të Vetëvendosjes në KQZ, Sami Kurteshi, ndaj një gazetareje është jashtëzakonisht e dobishme që Prokuroria të ndërhyjë menjëherë.

“Po të kishim prokurorë të mirëfilltë, kjo deklaratë do të ishte shumë e dobishme për të vënë drejtësi në vend. Kurteshi nuk mund ta thotë kot publikisht se ‘ti punon për një ndihmës vrasës me pagesë’. Kjo është një çështje që duhet të hetohet seriozisht”, ka deklaruar Ramabaja në Debat Plus.

Ai ka përmendur edhe rastin e një informacioni të shërbimeve inteligjente për një person nga Shqipëria që, sipas tij, kishte planifikuar vrasje në Kosovë.

“Ju e dini që AKI-ja ka pasur një informacion për një person nga Shqipëria që ka dashut t’i vrasë dy njerëz në Kosovë, kryeministrin dhe Xhavit Halitin. Dhe Haliti ka folur këtu në Debat Plus, ai e ka bërë një shërbim sepse ka treguar se për kë është fjala. Prokuroria duhej ta ftonte Xhavit Halitin dhe të ia thoshte emrin, ose Sami Kurteshin dhe të ia thoshte emrin. Edhe ai që vjen si vrasës me pagës nuk vjen kot në Kosovë por duhet ta ketë një mbështetës”,  ka deklaruar ai.

Sipas Ramabajës, mosveprimi i Prokurorisë për çështje të tilla është shqetësues.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika