Analisti Sadri Ramabaja, identifikoi katër “arritjet kryesore” të Republikës së Kosovës, duke i përshkruar ato si suksese që shkojnë përtej një qeverie të veçantë, duke përfshirë të gjithë shtetin.
Ramabaja, gjatë mandatit të Qeverisë Kurti, vlerësoi se ndodhi funksionalizimi i plotë i shtetit.
Gjithashtu, ai përmendi përmirësimin e imazhit ndërkombëtar të Kosovës, të cilin e quajti një ndryshim shumë pozitiv.
“Katër arritje më të mëdha që i arrit Republika e Kosovës, s’po them vetëm Qeveria, se ato janë në dobi të Republikës së Kosovës. E para funskonalzimi i plotë i Republikës. Ndryshimi shumë pozitiv i imazhit të Kosovës.
Shumë mirë që i kemi sanksionet sepse e kemi sovranitetin…
Pra, sovraniteti, shtrirja e tij cep më cep të Kosovës. siguria që është elementi kryesor për garantimin e investimeve, qoftë të mërgatës sonë, qoftë të jashtme. Këto janë projekte ambicioze që janë arritur”, ka thënë Ramabaja.