Ramabaja: Zgjedhjet janë sprovë për partitë politike, humbësit duhet të tërhiqen nga drejtimi i partive

Analisti Sadri Ramabaja ka thënë se zgjedhjet janë sprovë për partitë politike.

Humbësit e zgjedhjeve në demokracitë liberale sipas Ramabajës reflektojnë dhe tërhiqen nga drejtuesit e partive politike, mirëpo sipas tij kjo në Kosovë nuk ka ndodhur.

”Kjo për fat të keq në Kosovë nuk ka ndodhur ende dhe nuk është promovuar si proces i natyrshëm normal demokratik’’, ka thënë Ramabaja në ‘Debat Plus’ në RTV Dukagjini.

Ai ka thënë se nëse je parti në pushtet dhe në zgjedhjet tjera bien në votë, liderët do të duhej të epnin përgjegjësi.

‘’Dhe do të duheshin ta vetëkuptonin dorëheqjen’’, ka thënë ai duke aluduar në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Ai ka thënë se në demokracitë e brishta si në Kosovë, ndoshta do tju shkonte mirë sistemi politik zviceran.

Liderët ‘’do të mësoheshin, do të maturoheshin dhe ta ndajnë pushtetin konform përqindjes së fituar në pushtet sepse në bazë të përqindjes secila do ta dinte se çfarë pozicionesh ka dhe cila drejton qeverinë, cila kuvendin cila ministrin e jashtme sidomos edhe ministrin e mbrojtjes’’, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Plenkoviq: S’pyesim as Serbinë, as NATO-n për marrëveshje me Kosovën...

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka deklaruar se marrëveshja e fundit ushtarake mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës nuk kërkon miratimin e Serbisë apo NATO-s,...

26 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes në Paris

Sot bëhen 26 vjet që nga dështimi i arritjes së ndonjë marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë në Paris. Delegacioni kosovar dhe ai serb...

Nënshkruhet Deklarata për aleancë ushtarake mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë

Në Tiranë, Shqipëria, Kroacia dhe Kosova nënshkruan Deklaratën e Përbashkët të Bashkëpunimit në Fushën e Mbrojtjes që thekson angazhimin e tri shteteve për forcimin...

Të fundit nga rubrika