Gjersa rrëfen kujtimet me Agimin, bashkëshortja e tij, Shukrije Ramadani, ka treguar se ishte Ukshin Hoti, ai i cili, sipas mendimit të Agimit, do të duhej të ishte prijësi i luftës çlirimtare të Kosovës.
E ftuar në “Debat Plus” të RTV Dukagjini, Shukrije Ramadani ka treguar bisedat e saj me bashkëshortin rreth figurave politike të vendit, e ndër të cilat, veçon Ukshin Hotin e ish-presidentin Ibrahim Rugova.
“Agimi ka menduar se Ukshin Hoti duhet të jetë prijësi i luftës çlimimtare. Kjo është arsyeja pse me Xhafën dhe Hoxhën ia nis më herët”, tregon Ramadani. “Ukshin Hoti duhet ta ketë rolin e udhëheqësit, ngase është i aftë në të gjitha aspektet…është njeri që bashkon”.
Për ish-presidentin Ibrahim Rugova, Agim Ramadani, siç tregon bashkëshortja, ishte në “rolin e Gandit”.
“Ngase Rugova e ka zgjedhur durimin, ai duhet t’i përmbahet asaj që para botës të dalë me këtë logo. Që është me rëndësi…ndoshta bota përmes një gandizmi do të na çmojë”, tregon Shukrije Ramadani, gjersa citon bashkëshortin e ndjerë, Agimin.
Të tjera: “I yti përgjithmonë”, letra që babai i kishte gjetur bashkëshortes së Agim Ramadanit
Të tjera: Bashkëshortja e Agim Ramadanit: Shtëpisë iu vu flaka qëllimshëm, cak ishte Agimi
Më 16 maj të vitit 1999, Ukshin Hoti thuhet të jetë liruar nga burgu i Dubravës. Sot e kësaj dite, ai mbetet në mesin e 1600 personave të zhdukur nga lufta e Kosovës.