Ramadani i bindur se Sveçla “iku nga rafalet e armës afër barkës” në Ujman

Përsa i përket incidentit të pretenduar me armë, Burim Ramadani ka insistuar se ka ndodhur një sulm me AK-47 teksa ministri Sveçla ishte në një barkë së bashku me disa policë.

Ish-kryeinspektori i Agjencisë Kosovare të Intelegjencës, Burim Ramadani

Ish-kryeinspektori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Burim Ramadani, ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Sveçla i ka mohuar pretendimet e Ramadanit se ai ishte gjuajtur me armë gjatë një qëndrimi të tij në Ujman në fillim të korrikut.

Por, Ramadani ka insistuar se ka ndodhur gjuajtja me AK-47 teksa Sveçla ishte në një barkë së bashku me disa policë.

“Besoj se ikja nga rafalet e armës afër barkës nuk mund të komentohet si veprim trimërie e lavdie”, ka shkruar Ramadani, teksa ka theksuar se nuk e ka fabrikuar këtë ngjarje siç e akuzoi ministri Sveçla.

“Sidoqoftë, nuk besoj që ndonjëherë në jetë kam fabrikuar gjë”, ka shkruar më tej ish-kryeinspektori i AKI-së.

Në postimin e tij, Ramadani ka akuzuar Sveçlën për mungesë patriotizmi gjatë luftës.

Ramadani gjithashtu shprehu shqetësimin për një të afërm të Sveçlës që, sipas tij, merr në pyetje të tjerët në emër të ministrit.

“Më rrënqethi fryma patriotike e amanetit të Xhelal Sfeçlës. Veç nuk e di ku të pati mbetur amaneti gjatë luftës? Besoj që pate dezertuar apo jo? Apo ndoshta trimërisht e ke zbatuar “planin taktik IBSTL”?! Njëjtë më rrënqeth edhe pasioni i një të afërmit tënd që, në emër tënd, guxon të merr në pyetje tjerët. Madje, më rrënqethin edhe ata dëshmitarë që kanë qenë aty dhe s’kanë bërë zë! Por, nuk është tema kjo pjesë!”, ka shtuar Ramadani.

Ai ngriti gjithashtu pikëpyetje në lidhje me verifikimin e sigurisë së Sveçlës, duke theksuar se ligji kërkon qartë që Ministri i Punëve të Brendshme t’i nënshtrohet këtij procesi. Ai pohoi se Sveçla nuk ka informuar publikun nëse i është nënshtruar verifikimit të sigurisë.

“Puna ime si IP AKI ka përfunduar me nder dhe me falenderim publik më 21 dhjetor 2022 dhe kurrë e asnjëherë, në asnjë rrethanë dhe me asnjë motiv nuk kam përdorur e nuk do të përdori kurrë atë pjesë të jetës sime. Çfarëdo ndërlidhje që tenton ta bësh, është jo vetëm e pabazë, por edhe e ndyrë në esencë! Sepse, ti nuk ke asnjë lidhje me atë që kam punuar unë sipas Ligjit dhe mandatit! Tek e fundit, nuk ke Verifikim të Sigurisë ti për të ditur gjë për punën time!

Je Ministër i Punëve të Brendshme, por kurrë nuk ke njoftuar nëse i je nënshtruar Verifikimit të Sigurisë, gjë që Ligji e kërkon qartësisht dhe pa asnjë dilemë!
Sepse, vetëm Presidenti, Kryeministri dhe Kryetari i Kuvendit nuk kanë nevojë për Leje të Sigurisë! Ti duhesh! Nënshtroju Verifikimit të Sigurisë, sepse shteti duhet të të Verifikojë.
Duhet të dihet kush je ti! Jo pse po aludoj gjë, por Ligjit i nënshtrohemi të gjithë njësoj!
Unë për dallim nga ti, si zëvendës-ministër iu pata nënshtruar Verifikimit të Sigurisë”, ka shkruar më tej Ramadani.

 

Shija e redaktorit

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Të fundit nga rubrika