Ramadani: Konfrontimi verbal me NATO-n ka dëmtuar mundësinë e hapjes së Urës mbi Ibër

Burim Ramadani

Ish-kryeinspektori i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Burim Ramadani e ka quajtur absurde mos-hapjen e plotë të Urës mbi lumin Ibër, është deklaruar se konfrontimi verbal i Qeverisë me NATO-n e ka dëmtuar mundësinë e hapjes së saj.

Ai ka thënë se ideja e hapjes së plotë të kësaj ure për qarkullim duhet të rifillojë me komunikim strategjik me NATO-n.

“Besoj që trumbetimi dhe konfrontimi deklarativ verbal me NATO-n dhe KFOR-in i ka bërë dëm jashtëzakonisht të madh mundësisë së hapjes së urës. Pra ndonjëherë mund të shtrohet pyetja nëse këta pushtetarë, vërtetë kanë dashur ta hapin urën apo kanë dashur vetëm të konfrontohen me NATO-n dhe ta vendosin NATO-n në një situatë jo të mirë para qytetarëve të Kosovës, për të cilën, besoj nuk kanë arritur sepse qytetarët e Kosovës i besojnë NATO-s dhe duan që Kosova të jetë në NATO”, ka thënë ai për KosovaPress.

Pas mbylljeve të disa zyrave paralele të Serbisë, qytetarët e komunitetit serb në veri të Kosovës kanë filluar të protestojnë.

Për këtë lloj organizimi politik, Ramadani ka theksuar se është i shtyrë, i nxitur dhe financuar nga Beogradi zyrtar. Sipas tij, Kosova nuk duhet të bjerë pre provokimeve dhe ta ketë prioritet mirëqenien dhe prosperitetin të çdo qytetari të Kosovës, pavarësisht se cilës etni i takojnë, raporton KP.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika