Ramadani për Asociacionin: Rival i shtetit të Kosovës dhe platformë shoviniste serbe

Shkodran Ramadani, njohës i çështjeve politike, e ka karakterizuar Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe si rival të shtetit të Kosovës dhe një platformë shoviniste nacionaliste serbe

Shkodran Ramadani

Njohësi i çështje politike, Shkodran Ramadani, ka thënë se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe është rival i shtetit të Kosovës dhe po ashtu platformë shoviniste nacionaliste serbe.

Asociacioni si rival i shtetësisë së Kosovës dhe platformë shoviniste serbe, sipas Ramadanit, ka për bazë draft-statutin e Bashkimit Evropian – i papublikuar ende zyrtarisht – dhe Marrëveshjen e Ohrit dhe Aneksin e Zbatimit.

Për këtë, ai e kritikon kryeministrin Albin Kurti.

“Unë do të thoja se është ëmë shumë se pushtet ekzekutiv, është pushtet rival i shteti të Kosovës, i RKS-së. Madje edhe i kundërt. Në bazë të draftit që kemi parë dhe në bazë të Marrëveshjes së Ohrit dhe Aneksit të Zbatimi, mund të themi ajo është një platformë malinje shoviniste nacionaliste e Serbisë. Që në vite në vazhdim që kush e di për sa kohë, ndoshta përgjigmonë do të vazhdojë të sabotojë të pengojë dhe të rrënojë funksionalitet shtetërore të RKS-së. Dhe kjo e ka bazë në përmbajtjen e draftstatutin dhe referencat që ajo i ka në Marrëveshjen dhe planin e zabit të Ohrit”, ka thënë Ramadani në “FIVE” të Dukagjinit.

Ramadani ka thënë se në draft-statut janë dy pika problematike për rendin kushtetues të Kosovës.

“Në draftstatut janë dy pika jashtëzakonisht problematik me rrezik dhe kërcënim ekzistencial për rendin kushtetues të RKS-së. Konkretisht është pika që në preambulë të statut është rezoluta 12/44”, ka shtuar Ramdani.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika