Ramadani: Ushtria jonë po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet

Burim Ramadani, ish-inspektor i AKI-së, kritikoi ushqimin e ofruar për ushtarët e FSK-së, duke thënë se standardet e ulëta të ushqimit rrezikojnë sigurinë e vendit

Foto e ushqimit e postuar nga Burim Ramadani, me të cilin pretendohet se ushqehen pjesëtarët e FSK-së.

Ish-inspektori i AKI-së, Burim Ramadani, ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me ushqimin që u servohet pjesëtarëve të FSK-së.

Përmes një postimi në Facebook, Ramadani ka thënë se më këtë ushqyerje të ushtrisë sonë, vetëm armiku gëzohet.

“Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet.  Ushtarët nuk janë lypsarë, ata janë krenaria e shtetit tonë”, ka shkruar Ramadani.

Ai ka thënë se me këtë ushqyerje të ushtarëve tanë do të cenohet siguria.

“Ju edhe mund të harxhoni para në Hotelin me 5 yje për aktivitete partiake si pasanikët më të mëdhenj, por ky ushqim i tmerrshëm për ushtarët është mallkim për sigurinë e shtetit tonë”.

“Tash, jepjani një fjalim të zjarrtë patriotik e sakrifikues nga Hoteli me 5 YJE këtyre ushtarëve të kequshqyer”, ka shkruar tutje Ramadani.

Ndryshe, tema e ushqimit të ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) për disa ditë me radhë ngjalli reagime në opinion.

Nga FSK kanë deklaruar se ushtarët ushqehen në mënyrë të rregullt sipas protokollit.

Shija e redaktorit

Edi Rama merr dhuratë nga Rexhep Selimi: Ma përcolli sot...

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka marrë dhuratë një pikturë me përkrenaren e Skënderbeut nga Rexhep Selimi. Në një postim në rrjetet sociale<a href="http://<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fediramaal%2Fposts%2Fpfbid02PQ6a5X5tJPRH6vFVLUxs9rQnDsKmcvppdUZMx7anrnr2hL4B3rkAacb8eHe9So3el&show_text=true&width=500"...

Mbledhja e përbashkët e dy kuvendeve, Kosovë – Shqipëri mbyll...

Mbledhja e përbashkët e parlamenteve të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë i ka përmbyllur sot punimet e saja të cilat i zhvilloi...

Osmani: Shqipëria dhe Kosova, dy pjesë të pandashme të një...

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka thënë se Kosova dhe Shqipëria janë dy shtete të pandashme që janë pjesë e një kombi të madh. Ajo...

Të fundit nga rubrika