Rama:Nuk do të ketë më listë pritjeje për mamografi

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar një risi të re të Qendrës Klinike Universitare e cila do të eleminojë listat të pritjes

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se tashmë nuk do të ketë lista të pritjes për mamografi.
Përmes një njoftimi në Facebook, Rama ka thënë se një shërbim i tillë do të ofrohet në kohë reale në ambintet e QKMF dhe QMF – V.

“Me stafin e QMF-së , identifikuam nevojat dhe kërkesat e tyre, në mënyrë që vazhdimisht të përmirësojmë shërbimet për qytetarët”, shkroi Rama.

 

Mamografia për efekt kontrolli rutinë,  rekomandohet  për të zbuluar ndryshime të gjirit te femrat të cilat nuk shfaqin shenja, simptoma apo anomali të tjera të gjoksit.

Qëllimi i këtyre kontrolleve është zbulimi i kancerit përpara shfaqjes së dukshme të shenjave klinike madje rreth dy vite para shfaqjes së tyre.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika