Fuad Ramiqi, ish-drejtuesi i lëvizjes islame “Bashkohu”, ka thënë se në ditën kur ka marrë pozitën e drejtorit të kësaj lëvizjeje, është deklaruar se nuk do të rrijë duarkryq.
“Jam i burgosur, 5 vjet më ka zgjatur procesi, është tortuar e tërë familja ime”, ka thënë Ramiqi, derisa ka shtuar se ende ka pasoja nga kjo ngjarje.
“Trajtimet mes dy standardeve është interesante. Keni një hajn, bën një vepër, mediat nuk e tregojnë, institucionet thojnë s’bën me tregu fytyrën. Ndërsa, myslimanët janë tërhequr zvarrë këtu, pa faj”, ka thënë tutje Ramiqi në “Debat Plus”.
Ramiqi ka theksuar se të dyja standardet duhet të trajtohen njëjtë që të jetë një shoqëri me integritet.