Ramosaj për buxhetin 2023: Jemi penalizuar, s’ka mjete për projekte të reja

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, teksa ka folur për buxhetin e vitit 2023, ka thënë se janë penalizuar dhe se nuk ka mjete për projekte të reja

Bashkim Ramosaj, kryetar i komunës së Deçanit





Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, teksa është shprehur i indinjuar ka thënë se janë penalizuar me ndarjen buxhetore nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Këtë, Ramosaj e ka quajtur diskriminuese, ngase nuk ka buxhet për projektet e reja që janë të nevojshme për komunën.

“Projektligji për buxhetin të cilin ende se ka marrë formën përfundimtare. Unë besoj që njëjtë si komuna e Deçanit edhe komuna tjera janë penalizuar me këtë ndarje buxhetore sepse sipas projektit të buxhetit parë ne si komunë e Deçanit nuk e kemi ndonjë buxhet të ri shtesë pos buxhetit prej vitit 2019 e tutje. Kurse nuk kemi buxhet për projekt të ri e që janë të nevojshme për komunën e Deçanit. Është pak diskriminuese në këtë raport. Shpresoj që obligimet që i ka Kosova si shtet duhet mi pas obligime shtetërore. Ajo çka është e mira për Deçanin dhe për këtë raport është me dërguar këtë proces deri në fund”, është shprehur ai për EO.

Buxheti për vitin e ardhshëm kap vlerën e 3.2 miliardë eurosh.

Komunat e Kosovës janë shprehur të pakënaqura për buxhetin e ndarë nga Qeveria.

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, kishte thënë se në bazë të analizës së tyre, mjetet e ndara kanë shënuar rënie ndër vite.

“Në bazë të analizave të Asociacionit të Komunave të Kosovës rezulton që në vitin 2020 komunat kanë pranuar 21.7% të mjeteve buxhetore nga buxheti i Kosovës. Në vitin 2021, 22.1%, kurse në vitin 2022 kjo përqindje bie në 19.6. Ndërsa në vitin 2023 do të jetë 20.5%”.

“Në raport me vitin 2021 dhe 2020 përqindja e mjeteve që do t’i bartet komunave është më e vogël se 2021”.

Sipas tij, kjo ndikon në përmasimin e jetës së qytetarit.

“Sa më shumë mjete që i dedikohen komunave atëherë edhe rezultatet shihen në praktikë dhe shkojnë në investime kapitale dhe përmirësohet jeta e qytetarit”, kishte thënë Ibrahimi.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika