Ramosaj për zjarrin në Bjeshkët e Deçanit: I frikshëm, por situata tani është e mirë

Ditë më parë, Bjeshkët e Deçanit janë kapluar nga tymi e zjarri edhe moti kontribuonte të ndizej më shumë. Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj në një lidhje direkte me TV Dukagjinin u shpreh se zjarri ka qenë i përmasave me rrezikshmëri të lartë dhe dëmi i shkaktuar është i madh në sistemin ekologjik të bjeshkëve.

Ramosaj shtoi se shqetësimi tjetër i kësaj fushe është edhe problemi që ekipi i zjarrfikësve kanë, pasi që shumica prej tyre janë mosha madhore dhe kushtet e punës nuk janë të mira.

“Sot është situata shumë e qetë krahasuar me dy ditët e kaluara. Në bjeshkët e Deçanit kemi qenë me zjarrin, zjarr i frikshëm pasi edhe era i ka ndihmuar poër përhjapjen me shpejtësi të tij.

Zjarret malore janë të rrezikshme, pasi luajnë me jetën e vullnetarëve dhe të zjarrfikësve. Me erë, mund të ndodh kthimi i tymit dhe ndodh asfiksimi. Por njerëzit e tillë, ose teket e dikujt për djegje e mbeturinave, apo piknik është tejet telashe, Nuk ka pasur vendbanim por dëmi në trungut e ahut dhe gështenjve tepër i madh.

Ndikon negativisht dhe shkakton dëme të madh ekologjik. Janë zona të vështira por edhe mosha e zjarrfikësve”, deklaroi Ramosaj.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika