Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, të enjten e 6 prillit ka përkujtuar heroin Sadri Zeneli në përvjetorin e rënies.
Haradinaj ka theksuar se Zeneli ishte “i pari në rezistencë kundër okupimit, e i pari në aksione”.
“Nderojmë sot rënien heroike të bashkëluftëtarit Sadri Zeneli. Ai ishte ndër të parët në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Me këtë rast, Haradinaj ka përkujtuar edhe heronjtë si Arben Mehmetaj, Bajrush Mehmetaj, Ramë Mehmetaj, Lan Rexhaj, Islam Ademaj, Ali Rama dhe Fitim Rexha.