Ranë në greminë teksa po eksploronin Valbonën, gjenden trupat e pajetë të dy turisteve belge dhe franceze

Dy turiste, njëra belge e tjetra franceze, janë gjetur pa jetë pasditen e sotme në “Qafë Valbonë”, ku po eksploronin terrenin

Foto: Top Channel

Dy turiste, njëra belge e tjetra franceze, janë gjetur pa jetë pasditen e sotme në “Qafë Valbonë”, ku po eksploronin terrenin.

Policia e Shtetit të Shqipërisë njofton se menjëherë pas marrjes së informacionit që dy turiste të huaja ishin rrëzuar, kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë bërë të mundur gjetjen e trupave të dy turisteve, të cilat fatkeqësisht kishin humbur jetën.

Në ndihmë të shërbimeve policore është nisur menjëherë skuadra alpine e FNSh Shkodër, pasi për shkak të terrenit shumë të vështirë dhe motit të keq, punonjësit e Policisë e kanë të pamundur nxjerrjen e trupave nga humnera. Po për shkak të motit të keq, edhe helikopteri nuk ka mundur të ulet në vendin ku janë gjetur të pajeta turistet.

Pas njoftimit se dy turiste të huaja duke eksploruar zonën e Valbonës, ishin rrëzuar për shkak të terrenit të thepisur dhe kishin rënë në greminë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, ato të Drejtorisë Vendore dhe të Policisë Kufitare, së bashku me ekipin mjekësor, janë nisur menjëherë në drejtim të vendit ku kishin rënë dy turistet.

Pavarësisht territorit shumë të vështirë dhe motit të keq me mjegull dhe me borë, shërbimet e Policisë pas shumë kërkimesh, kanë bërë të mundur që në vendin e quajtur “Qafë Valbonë”, të gjenin trupat e pajetë të dy turisteve, shtetases belge B. M. dhe shtetases franceze J. B.

Grupi hetimor i Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje dhe për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës së dy turisteve. / Top Channel

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika