Raphinha afër transferimit te Barcelona

Raphinha, sulmuesi i Leeds United, është afër një transferimi te katalunasit. Kjo është konfirmuar nga trajneri Jesse Marsch

Raphinha

25-vjeçari Brazilian, Raphinha, para disa ditësh do të refuzonte çdo ofertë që do t’i vinte, e gjithë kjo sepse klubi i Barcelonës ka qenë preferencë e Raphinhas.

Marrëveshja për lojtarin raportohet të arrijë vlerën fillestare prej 58 milionë eurosh. Trajneri Jesse Marsch është shprehur se do të jetë i lumtur nëse do të realizohet kjo marrëveshje.

“Shpresoj që ai ta realizojë këtë marrëveshje, sepse e di se është ëndrra e tij të luajë për Barcelonën”, ka thënë Marsch gjatë turneut të klubit në Australi.

Para se katalunasit të shfaqnin interes për Raphinhan, lojtari dukej i vendosur për një lëvizje te Chelsea, por tani Raphinha thuhet të jetë afër një transferimi te Barcelona.

Tarifa për kalimin e Raphinha në Camp Nou mund të rritet deri në 65 milionë euro.

Raphinha u transferua te Leeds nga skuadra franceze Rennes për 17 milionë funte në vitin 2020 dhe ka edhe dy vjet të mbetura në kontratën e tij në Elland Road. Klubit francez besohet se i detyrohet një tarifë shitjeje bazuar në fitimin që bën Leeds.

Ndryshe, Raphinha në dy sezone në Elland Road luajti në, gjithsej, 65 ndeshje në Premier League duke shënuar 17 gola dhe 12 asistime.

Raphinha do të refuzojë Arsenalin dhe Tottenhamin për Chelsea-n

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika