Raphinha do të refuzojë Arsenalin dhe Tottenhamin për Chelsea-n

Raphinha do të refuzojë transeferin si në Arsenal poashtu edhe në Tottenham, pasi transferimin do e bëjë tek Chelsea

Raphael Dias Belloli

Chelsea tani është klubi i preferuar, ku anësori brazilian, Raphael Dias Belloli i njohur si Raphinha pritet që të nënshkruajë me klubin për një tarifë afër 55 milionë funtesh.

Megjithëse klubi i katalunasëve, Barcelona ka qenë preferencë e Raphinhas , por pasi nuk kanë qenë të gatshëm për menaxhimin e financave nuk do të ketë marrëveshje, në anën tjetër është Arsenali të cilët kanë interes të fortë për anësorin brazilian, por oferta e tyre është më e ulët se Chelsea.

Propozimi zyrtar nga Chelsea për Raphinhan veçse ka shkuar, edhe tek agjenti Deco për të diskutuar kushtet personale.

Chelsea gjithashtu do të dërgojë ofertë të re te Manchester City për Raheem Sterling, pasi Tuchel dëshiron dy anësorë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika