Raporti 24-orësh i Policisë: 11 raste të dhunës në familje

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, në Kosovë janë raportuar 11-të raste të dhunës në familje

Policia e Kosovës

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, në Kosovë janë raportuar 11-të raste të dhunës në familje. Nga 11-të rastet e raportuara dhuna është ushtruar nga gjinia mashkullore ndaj asaj femërore, por nuk ka munguar edhe një rast anasjelltas.

Sipas raportit të policisë, në Komunën e Prishtinës janë arrestuar dy meshkuj kosovar, pasi dyshohen të kenë sulmuar fizikisht bashkëshorten e tyre. Dhe se me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Në Komunën e Lipjanit një grua ka raportuar bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë ndaj saj. Ndërsa, me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar, dhe rasti ka shkruar në procedurë të rregullt.

Në Komunën e Fushë Kosovës, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij  kosovare.

“Nuk raportohet për lëndime. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

Gjithashtu, në Fushë Kosovë është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi e njëjta ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj kosovar. Me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar, dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Po ashtu, në Komunën e Gllogocit është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj  bashkëshortes së tij dhe djalit të tij të mitur. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Ndërsa, në Komunën e Graqanicës një grua kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, vëllai i sajë, në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë psiqike ndaj saj.

Ndërkaq, në Komunën e Prizrenit është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në Komunën Pejës janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar (babai me djalin, dhe nipin e tij), pasi të njëjtit pas një zënke familjare kishin sulmuar fizikisht dy viktimat femra kosovare. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Në Komunën e Gjakovës një grua kosovare ka raportuar se është kanosur verbalisht nga bashkëshorti i sajë kosovar. Njësitë policore kanë kërkuar të dyshuarin, por i njëjti nuk është gjetur, dhe rasti ka mbetur nën hetime.

Gjithashtu, në Gjakovë një grua kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin ajo ishte duke bashkëjetuar. Sipas raportit të policisë i dyshuari gjendet në arrati.

Vdes një grua në spital, kishte shenja të dhunës në trup

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika