Raporti 24-orësh i Policisë: Dhjetë raste të dhunës në familje

Sipas raportit të përditshëm të Policisë së Kosovës, në tërë territorin e Kosovës janë raportuar dhjetë raste të dhunës në familje

Ilustrim

Dhjetë raste të dhunës në familje janë shënuar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Sipas raportit të përditshëm të Policisë së Kosovës, një rast është raportuar në Gllogoc, Gjakovë, Podujevë, Vushtrri ndërkaq dy raste në Prishtinë, në Fushë-Kosovë dhe në Prizren.

Në komunën e Gllogocit një person është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila ka pranuar tretman mjekësor.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Ndërkaq, në Prishtinë, një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, i cili pastaj është arrestuar.

“Ankuesja femër kosovare raporton se i dyshuari mashkull  kosovar (bashkëshorti i saj) e ka sulmuar fizikisht dhe ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj. Nuk raportohet për lëndime trupore. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.

Ndërsa, në Fushë-Kosovë, raportohet për dy raste të dhunës në familje.

Sipas raportit 24-orësh, një person është arrestuar, pasi e kishte sulmuar një femër duke i shkaktuar lëndime trupore.

“Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, në konsultim me prokurorin, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet më tutje në raport.

Po ashtu, edhe rasti tjetër është i ngjashëm.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje”.

Në Podujevë, një femër është sulmuar nga bashkëshorti i saj, i cili pastaj është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka pranuar tretman mjekësor pasi e njëjta dyshohet se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”.

Në komunën e Prishtinës, një femër ka raportuar se pas një mosmarrëveshjeje, vjehrri i saj ka shkaktuar dhunë ndaj saj.

“Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, viktima me dy fëmijët e saj është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari është liruar, rasti në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Në Gjakovë, një femër është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj. I dyshuari gjendet në arrati, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.

Në Vushtrri, një femër ka raportuar se bashkëshorti i saj po ushtron dhunë fizike dhe psikike në vazhdimësi ndaj saj.

“Më 09.08.2022 ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar, në vazhdimësi është duke shkaktuar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj. I dyshuari gjendet në arrati, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.

Po ashtu, edhe në Komunën e Prizrenit janë raportuar dy raste të dhunës në familje.

Rasti i parë ka të bëjë me një person që ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, ku pastaj i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

Ndërsa, rasti i dytë ka të bëjë me një femër që ka raportuar se bashkëshorti i saj në vazhdimësi ka ushtruar dhunë ndaj saj dhe e ka dëbuar edhe nga shtëpia.

Sipas raportit 24-orësh, palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika