Raporti 24-orësh i Policisë: Gjashtë raste të dhunës në familje

Sipas raportit të përditshëm të Policisë së Kosovës, në tërë territorin e Kosovës janë raportuar gjashtë raste të dhunës në familje

Policia e Kosovës

Gjashtë raste të dhunës në familje janë shënuar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Sipas raportit të përditshëm të Policisë së Kosovës, nga një rast është raportuar në Prishtinë, Gjilan, Prizren dhe Malishevë kurse dy raste në komunën e Gjakovës.

Në Prishtinë, një grua është sulmuar nga bashkëshorti i saj, i cili sipas policisë ende është në arrati.

“Viktima femër kosovare ka kërkuar ndihmë mjekësor, pasi ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari kosovar. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

Ndërkaq, në komunën e Gjilanit, sipas raportit, djali në vazhdimësi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar, pasi në vazhdimësi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij kosovar. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Në komunën e Prizrenit, sipas Policisë së Kosovës, pas dhunës së shkaktuar nga bashkëshorti i saj, gruas i është ofruar tretman mjekësor, ndërkaq i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, femër kosovare. Si pasojë e dhunës fizike, viktima ka pësuar lëndime trupore për çka dhe i është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Në Komunën e Malishevës, babai e ka sulmuar fizikisht vajzën e tij të mitur.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi ka sulmuar fizikisht vajzën e tij  kosovare – e mitur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Ndërkaq, në Gjakovë janë shënuar dy raste të dhunës në familje, në njërën nga to ka pasur përleshje fizike në mes të burrit dhe gruas, si pasojë të dy kanë pësuar lëndime fizike.

Ata janë liruar me vendim të prokurorit.

“Janë arrestuar burrë e grua  kosovarë-e, pasi janë përleshur fizikisht në mes vete. Si pasojë e përleshjes, që të dy kanë pësuar lëndime trupore për çka dhe u është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Në rastin tjetër, bashkëshorti e ka sulmuar fizikisht gruan e tij. Sipas raportit të Policisë, i dyshuari është liruar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij  kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika