Raporti 24-orësh i Policisë: Gjashtë raste të dhunës në familje

Në raportin e përditshëm të Policisë së Kosovës thuhet se në tërë territorin e Kosovës, janë raportuar gjashtë raste të dhunës në familje

Fotoilustrim

Raporti i Policisë së Kosovës ka bërë të ditur se të premten e 16 dhjetorit, në Polici janë raportuar gjashtë raste të dhunës në familje.

Në pesë raste raportohet se meshkujt kanë ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshorteve të tyre.

Rastet e raportuara të premten e 16 dhjetorit janë në Lipjan, Fushë-Kosovë, Podujevë, Shtërpcë, Prizren dhe Pejë.

Një rast më ndryshe është raportuar në Prizren, pasi dy viktima femra dhe një mashkull kosovar kanë raportuar se një mashkull ka shkaktuar dhunë në familjen e tyre, duke iu kërkuar para. Ky rast po hetohet, kurse i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Prizren 16.12.2022 – 12:30. Dy viktimat femra dhe mashkull kosovar kanë raportuar se i dyshuari, mashkull kosovar ka shkaktuar dhunë në familjen e tyre, duke iu kërkuar para viktimave. I dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe me rekomandim të prokurorit pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet”, bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Ndërkaq, në komunën e Lipjanit është raportuar se një mashkull në vazhdimësi ushtron dhunë ndaj fëmijëve dhe bashkëshortes së tij.

“Lipjan 16.12.2022 – 16:50. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj mashkull kosovar në vazhdimësi ushtron dhunë fizike ndaj saj dhe dy fëmijëve të tyre. Viktima ka kërkuar urdhër mbrojtje dhe për këtë është njoftuar mbrojtësi i viktimave dhe Qendra për Punë Sociale. Me vendim të prokurorit i dyshuari është futur në kërkim policor deri në arrestimin e tij”, thuhet në raportin e PK-së.

Në komunën e Fushë-Kosovës është raportuar se një mashkull ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila tashmë po trajtohet për shërim në QKUK, si pasojë  e dhunës së ushtruar nga bashkëshorti i tij. I dyshuar është dërguar në mbajtje.

“Fushë-Kosovë 16.12.2022 – 12:40.  Është arrestuar i dyshuari, mashkull kosovar, nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij femër kosovare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK ku dhe ka mbetur për shërim. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton raporti i Policisë së Kosovës.

Një rast tjetër është raportuar në Podujevë, ku një mashkull ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij. Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

“Podujevë 16.12.2022 – 16:00.  Është arrestuar i dyshuari, mashkull kosovar, nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij, viktimës, femër kosovare. Viktimës iu është ofruar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, me vendim e të cilit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Jo vetëm kaq, në qytetin e Pejës një mashkull ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, ku pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Pejë 16.12.2022 – 19:00. Është arrestuar i kërkuari, mashkull kosova,r nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij. Viktima pas intervistimit me dëshirën e saj është vendosur në shtëpi të sigurt. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, me vendim e të cilit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton raporti i Policisë.

Të premten e 16 dhjetorit, një rast dhune në familje është raportuar në Shtërpcë, ku një mashkull ka pasur një mosmarrëveshje verbale me ish-bashkëshorten e tij, por më pas i nai u lirua në procedurë të rregullt.

“Shtërpcë  16.12.2022 – 21:45. Ankuesi, mashkull kosovar ka raportuar se kishte pasur një mosmarrëveshje verbale me ish-bashkëshorten e tij. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika