Raporti 24 orësh i Policisë: Katër raste të dhunës në familje

Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh, ka raportuar se në tërë territorin e Kosovës, janë raportuar katër raste të dhunës në familje

Policia e Kosovës





Katër raste të dhunës në familje janë shënuar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Sipas raportit të përditshëm të Policisë së Kosovës, një rast është raportuar në Graçanicë,  Gjakovë, Vushtrri dhe në Prishtinë.

Në Graçanicë është arrestuar një person pasi dyshohet se ka sulmuar një grua.

“Graçanicë , 04.12.2022 – 00:30. Është arrestuar i dyshuari, mashkull kosovar, pasi i njëjti dyshohet se kishte sulmuar viktimën, femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Ndërkaq edhe në Gjakovë, ngjashëm, është arrestuar një person nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një gruaje.

“Gjakovë 04.12.2022 – 08:00. Është arrestuar i dyshuari, mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës, femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”.

Ndërsa, në Vushtrri më 3 dhjetor, një grua ka raportuar se një mashkull është duke ushtruar dhunë ndaj saj. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

“Vushtrri  03.12.2022 – 20:00.  Viktima, femër kosovare, ka raportuar se i dyshuari, mashkull kosovar, është duke ushtruar dhunë ndaj saj. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti është duke u hetuar”.

Ndërsa në Prishtinë, më 4 dhjetor, është arrestuar një person pasi më 26 nëntor të këtij viti ka ushtruar dhunë ndaj një gruaje.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Prishtinë 04.12.2022 – 02:00. Është arrestuar i dyshuari, mashkull kosovar, nën dyshimin se, i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj viktimës, femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”.

 

 

 





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika