Raporti 24-orësh i Policisë: Nga tri raste të dhunës në familje në dy ditët e fundit

Raporti i përditshëm i Policisë së Kosovës, ka bërë të ditur se në tërë territorin e Republikës së Kosovës gjatë ditës së martë dhe të mërkurë janë raportuar nga tri raste të dhunës në familje

Fotoilustrim





Gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës, gjatë dy ditëve të fundit, tri të martën dhe tri të mërkurën.

Sipas raportit të përditshëm të Policisë së Kosovës, gjitha rastet kanë ndodhur në rajone të ndryshme në Lipjan, Gjilan, Viti, Gllogoc, Prizren dhe Gjakovë.

Lidhur me rastet e raportuara, në pesë prej tyre, personat që dyshohet se kanë ushtruar dhunë janë dërguar në mbajtje ndërsa njëri nga ta nuk është hasur nga Policia dhe gjendet në arrati.

Bëhet fjalë për rastin e raportuar të mërkurën e 9 nëntorit në komunën e Gjakovës, që një viktimë femër kosovare ka thënë se është sulmuar fizikisht nga kunati i saj, dhe sipas viktimës i dyshuari është i sëmurë mental.

“Gjakovë 09.11.2022 – 12:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se ishte sulmuar fizikisht nga kunati i saj i dyshuari mashkull kosovar, i cili sipas viktimës është i sëmurë mental. Viktima ka refuzuar strehimin dhe urdhrin për mbrojtje. I dyshuari nuk është hasur nga policia dhe gjendet në arrati”, bëhet e ditur në raportin e Policisë.

Ndryshe  nga rasti i lartë cekur, në rastin e raportuar në Gjilan, janë lënduar edhe viktima edhe personi që dyshohet se ka sulmuar viktimën femër kosovare.

“Gjilan 08.11.2022 – 18:30-19:24. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare, me të cilën ka qenë në marrëdhënie bashkëjetese. I dyshuari po ashtu ka dëmtuar veturën e viktimës me ç’rast është vetë-lënduar. Viktima dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

Ndërkaq, tri rastet e tjera të raportuara janë të tilla që të dyshuarit meshkuj kosovarë kanë sulmuar bashkëshortet e tyre dhe të tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit, bëhet fjalë për rastet e raportuara në Gllogoc, Viti dhe Prizren.

“Gllogoc 08.11.2022 – 23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Viti 09.11.2022 – 20:20. Është arrestuar i dyshuari  kosovar për arsye se kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Prizren 09.11.2022 – 18:00-22:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se disa herë e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Kurse për rastin e raportuar në Lipjan, Policia e Kosovës nuk ka ofruar shumë detaje, vetëm se raportohet se i dyshuari ka kryer veprën penale “Dhunë në familje”.

“Lipjan 08.11.2022 – 19:00. Është arrestuar i dyshuari  kosovar për shkak se dyshohet të ketë kryer veprën e lart-cekur. I dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, bëhet e ditur në raportin e PK-së.

 

 

 

 

 





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika