Raporti 24-orësh i Policisë: Pesë raste të dhunës në familje

Raporti i përditshëm i Policisë së Kosovës, ka bërë të ditur se në tërë territorin e Republikës së Kosovës gjatë ditës së enjte janë raportuar pesë raste të dhunës në familje

Fotoilustrim





Pesë raste të dhunës në familje janë shënuar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Sipas raportit të përditshëm të Policisë së Kosovës,  dy raste janë raportuar në Gjakovë, ndërkaq nga një në Fushë Kosovë, Ferizaj dhe Prizren.

Për rastet e ndodhura njëri nga personat e dyshuar është liruar pas intervistimit, të tjerët janë dërguar në mbajtje.

Ndërsa, njëri nga personat që dyshohet se ka keqtrajtuar një viktimë femër kosovare është duke u kërkuar nga Policia e Kosovës.

Bëhet fjalë për rastin e ndodhur në Komunën e Gjakovës, që një i dyshuar mashkull kosovar ka keqtrajtuar fizikisht një viktimë femër kosovare, e cila ka marrë tretman mjekësor. Por, që rasti po hetohet dhe policia janë në kërkim te të dyshuarit.

“Gjakovë  03.11.2022 – 18:20. Viktima femër kosovare ka raportuar se është keqtrajtuar fizikisht nga i dyshuari  mashkull kosovar. Viktima ka marrë tretman mjekësor dhe është dërguar në shtëpi të sigurtë. I dyshuari gjendet në kërkim policor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë.

Në komunën e Prizrenit, një e dyshuar femër kosovare ka ushtruar dhunë ndaj viktimës mashkull kosovar, që e njëjta është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

“Prizren  03.11.2022 – 16:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare e cila ka ushtruar dhunë ndaj viktimës mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, bëhet e ditur në raportin e Policisë.

Ndërkaq rasti i raportuar në Fushë Kosovë, ka ndodhur të enjten që një mashkull kosovar dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një viktime femër kosovare, mirëpo më pas i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar.

“Fushë Kosovë 03.11.2022 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Njashtu në Ferizaj, një person ka ushtruar dhunë ndaj një femre, e cila ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Ferizaj 03.11.2022 – 11:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Edhe një rast tjetër është raportuar të ketë ndodhur në komunën e Gjakovës, që një mashkull kosovar është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje pasi ka ushtruar dhunë ndaj një femre të enjten.

“Gjakovë 03.11.2022 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, bën të ditur raporti i Policisë së Kosovës.

Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës, njashtu ka bërë të ditur se janë raportuar gjatë të mërkurës dhe të enjtes dy raste të ngacmimeve seksuale.

Njëri prej tyre ka qenë në komunën e Ferizajit, që është arrestuar një mashkull shtetas i Afganistanit, pasi i njëjti ka ngacmuar seksualisht viktimën femër, shtetase të Afganistanit. Megjithatë, me vendim të prokurorit palët janë liruar.

“Ferizaj 02.11.2022 – 23:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Afganistanit, pasi që ka ngacmuar seksualisht viktimën femër shtetase e Afganistanit. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Ndërsa, rasti tjetër i ngacmimit seksual i raportuar në 24 orët e fundit ka ndodhur njashtu në komunën e Ferizajit, që një femër është ngacmuar seksualisht nga një mashkull dhe rasti vazhdon të jetë nën hetime.

“ Ferizaj 03.11.2022 – 10:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se është ngacmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin i dyshuari është intervistuar, rasti nën hetime”, thuhet në raportin e PK-së.

 

 





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika