Raporti i ASK-së, kosovarët paguan më shtrenjtë gjatë Tetorit të këtij viti

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit për muajin tetor të këtij viti. Krahasuar me tetorin e vitit 2023, çmimet për disa produkte janë shtrenjtuar dukshëm, e për disa janë ulur. Megjithatë, inflacioni gjatë muajit të kaluar ishte 0.2 për qind

Kosovarët kanë paguar më shtrenjtë mesatarisht për 0.4 për qind gjatë tetorit për produkte esenciale.

Këtë shifër, Agjencia e Statistikave të Kosovës e ka krahasuar me muajin e njëjtë të vitit 2023.

Në bazë të një raporti të ASK-së del që produktet e ashtu quajtura COICOP-it, siç janë kafja, çaji dhe kakao etj, kanë një rritje prej hiç më pak se 11,3%.

Biletat e fluturimeve u rritën për 10.9%, shërbimet financiare për 9.1%, derisa më shtrenjtë për 6.2 për qind kushtuan edhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (6,2%).

Kushdo prej qytetarëve që gjatë tetorit ka blerë ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet ka paguar për 5,1për qind më shtrejt.

Në anën tjetër, qumështi, djathi dhe vezët janë shtrenjtuar për 3,6 për qind, mishi 3,1 për qind.

Por, ajo çka besohet të ketë ndikuar që mesatarja të jetë nën 1 për qind të rritjes së çmimeve është rënia për 14 për qind e çmimeve tek karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal.

Çmimet e automjeteve, sipas ASK-së, ranë për 3,6 për qind, lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. Për 2,3 për qind.

Por, ky krahasim i çmimit të produkteve nuk po i duket i duhur ekonomistit Bashkim Mustafa, pasi që, sipas tij, çmimet janë rritur tek produktet e domosdoshme për qytetarët.

“Është diçka që është duke ndodhur që nga viti 2021 e tutje, dhe sigurisht që kjo do të vështirësoi edhe më tepër shportën e konsumit bazë,sidomos tek familjet më nevojë dhe ato me asistencë sociale”, ka thënë Bashkim Mustafa, Ekonomist.

Njëra prej arsyeve kryesore për shtrenjtimin e çmimeve, sipas Mustafë, është investimi i pamjaftueshëm tek prodhimi vendor.

Por, është ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu që thotë se çmimet po bien tek produktet e luksit, por jo edhe tek ato esenciale.

Andaj, kërkon reagim serioz nga institucionet dhe të mos ketë tolerime shkaku i zgjedhjeve.

“Është koha kur institucionet duhet të mendojnë ngrirjen e tatimit mbi vlerën e shtuar për produktet esenciale, është koha kur duhet të kemi monitorim të inspektoratit se çka është duke ndodhur me këto çmime  dhe fakti tjetër që çmimet shumë më shpejt ngritën sesa që bien në stazhin fillestar është një brengë që brengos qytetarët”, ka thënë Safet Gërxhaliu, Ish-kryetar i OEK-ut.

Inflacioni vetëm gjatë tetorit të sivjetmë ishte 0,2%.

Shija e redaktorit

S’ka shpërthim në Mitrovicë, Policia: Ka pasur hedhje të fishekzjarreve...

Para disa minutash një shpërthim i zhurmshëm u dëgjua në Mitrovicë. Shpërthimi erdhi si pasojë e hedhjes së mjeteve piroteknike në jug të qytetit....

FSK aktivizohet për ruajtjen e infrastrukturës kritike në vend

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se një nga vendim e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës që është mbajtur në orët...

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Të fundit nga rubrika