Raporti i Dick Martyt, Rama njofton se janë mbledhur nënshkrimet për mocionin për rezolutë të re në Këshill të Evropës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar për mbledhjen e nënshkrimeve në Asamblenë e Këshillit të Evropës, për një rezolutë të re mbi rezolutën e viti 2011, në të cilën janë ngritur akuza nda UÇK-së për trafikim organesh njerëzore.

Rama theksoi se rruga e drejtësisë për Kosovën do të jetë e gjatë dhe e mundimshme.

“Rruga e Drejtësisë për Kosovën, gjakun e derdhur për liri, dëshmorët e UÇK-së dhe heronjtë e saj të gjallë sot në Hagë, do të jetë e gjatë, e mundimshme, madje edhe fyese deri në palcë, por Drejtësia do të triumfojë në fund fare, sepse s’ka forcë në botë që ta damkosë si kriminale një luftë çlirimtare”, ka shkruar Rama në Facebook.

Rezoluta 1781 e vitit 2011 bazohet në raportin Dick Martyt, ku pretendohet se se ishin ‘kryer krime të rënda gjatë konfliktit në Kosovë, përfshirë trafikimin e organeve njerëzore. Këto krime deri më tani kishin mbetur të pandëshkuara dhe nuk kishin qenë objekt i ndonjë hetimi serioz’ dhe si pasojë erdhi formomi i Gjykatës Speciale.

Ky njoftim i Ramës erdhi në ditën kur ka filluar gjykimi ndaj ish-krerëve të UCK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika