Një muaj pas fillimit të vitit shkollor 2022/23, 70.6 për qind e nxënësve/eve të Kosovës vijojnë procesin mësimor pa pasur në dispozicion të gjitha tekstet shkollore.
Ky është përfundimi i analizës statistikore të organizatës joqeveritare ETEA në lidhje me furnizimin me tekste shkollore dhe mbarëvajtjen e procesit mësimor.
Po ashtu sipas këtij raporti “gjithsej, 52.6% e mësimdhënësve/eve vlerësojnë se vendimi i MAShTI ka pasur ndikim negativ në mbarëvajtjen e procesit mësimor, krahas 14.8% të mësimdhënësve/eve që kanë qëndrim të kundërt duke e vlerësuar vendimin me ndikim pozitiv”.
Arsyet kryesore për mossigurimin e teksteve shkollore me kohë sipas këtij raporti të ETEA-s, janë: 1. “Mungesa e teksteve shkollore nëpër libraritë e qytetit”; dhe, 2. “Problemet me transferimin e mjeteve financiare përmes platformes eKosova”.
Kurse 4.3% e mësimdhënësve janë të mendimit se ka pasur neglizhencë nga prindërit dhe kujdestarët e klasëve që fëmijët kanë mbetur pa tekste shkollore.
Ndërkaq “sa i përket fryerjes së çmimeve nga libraritë, vetëm 1.8% e mësimdhënësve/eve kanë listuar këtë si problem që është adresuar nga prindërit dhe kujdestarët/et”.
Gjetje tjetër e raportit është se “54.5% e mësimdhënësve/eve nuk arrijnë ta zhvillojnë në mënyrë të rregullt procesin mësimor, duke mos arritur të përmbushin plotësisht plan-programin e tyre si pasojë e mungesës së teksteve shkollore”.
Sipas studimit të ETEA-s “për vitin shkollor 2024/25, 30.4% e mësimdhënësve/eve konsiderojnë se MAShTI duhet të vazhdojë me subvencionimin e prindërve dhe kujdestarëve/eve për blerjen e teksteve shkollore, ndërsa 69.6% qëndrojnë me mendimin se se MAShTI duhet ta përmbyll këtë proces përmes procedurave të prokurimit”.
Kwtw raport e ka pranuar sot edhe Ministria e Arsimit.