“Raporti i Komisionit Hetimor Parlamentar për tekstet shkollore do të dërgohet në prokurori”, thonë anëtarët e Komisionit Hetimor Parlamentar

Raporti i Komisionit Hetimor për tekstet shkollore do të dërgohet në prokurori tha anëtari i Komisionit Hetimor Parlamentar Ardian Kastrati, për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit Fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor.

Ndonëse të pranishëm nuk janë pozita, respektivisht Lëvizja Vetëvendosje ky komision po vazhdon diskutimin për draft-raportin e nxierr nga ekspertët për këtë çështje. 

“Era aferë korruptive” tha Kastrati që i vjen këtij procesi pasi që në të kaluarën janë harxhuar 4 milion euro për blerjen e teksteve shkollore, e ndërsa tash më shumë se 11 milion sipas Kastratit.

Sot poashtu nuk janë paraqitur në komision për të disatën herë dëshmitarët e paraparë për ditën e sotme.

Bëhet fjalë për Fadile Dylën, sekretare e Përgjithshme e MAShTI; Avni Rexhën, u.d. drejtor i Departamentit të Arsimit Parauniversitar dhe Genc Hamzajn, AShI.

Sipas anëtarit tjetër të komisionit, Bekim Haxhiut draft-raporti nuk është në përputhje me raportin financiar të Ministrisë së Arsimit.

Kryetari i Komisionit, Shemsedin Dreshaj tha se në raport është parë se në këtë proces janë gjetur shkelje ligjore, vonesa në menaxhim, gjashtë milion euro të keqpërdorura.

Sipas tij, të gjitha do të dërgohen në Kuvend dhe nëse nuk merren veprime do të dërgohet edhe në Prokurori.

Diskutimi për këtë çështje tash po vazhdon pa praninë e mediave.

Shija e redaktorit

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Të fundit nga rubrika