Raporti i Ministrisë së Mbrojtjes së Japonisë, alarmon kërcënime të reja nga Rusia

Ministria e Mbrojtjes së Japonisë ka raportuar të premten për kërcënime të reja nga Rusia, dhe rritje të shqetësimeve në rritje për Tajvanin

Ilustrim

Në një raport vjetor nga Ministria e Mbrojtjes së Japonisë, i cili vjen pas pritjeve për rritjen e ndjeshme të shpenzimeve ushtarake.

Raporti përfshin një kapitull mbi pushtimin rus të Ukrainës, për të cilin thotë se rrezikon të dërgojë mesazhin “se një përpjekje për të ndryshuar në mënyrë të njëanshme status quo-në me forcë është e pranueshme”, njofton AFP.

Sipas raportit  Rusia mund të rriste dhe thellonte më tej marrëdhëniet me Kinën,.

Gjithashtu, raporti paralajmëron se Moska mund të mbështetet gjithnjë e më shumë në kapacitetin e saj bërthamor si një pengesë, e cila nga ana tjetër mund të nënkuptojë një rritje të aktivitetit rreth Japonisë, ku nëndetëset bërthamore ruse janë në mënyrë rutinore aktive.

Japonia ka mbështetur sanksionet e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kundër Moskës dhe ka parë rritje të aktivitetit ushtarak rus rreth territorit të saj.

Raporti i Mbrojtjes gjithashtu i kushton vëmendje situatës në Tajvan.

Ku përfshin përmbledhjen më të detajuar të situatës së sigurisë në ishull dhe vë në dukje “që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia, Tajvani ka punuar në forcimin e mëtejshëm të përpjekjeve të tij vetëmbrojtëse”.

Ky raport u prit gjithashtu për të parë nëse Japonia bërë ndonjë rritje në shpenzimeve ushtarake.

Ndërsa buxheti i mbrojtjes është rritur prej vitesh, Japonia ka ende raportin më të ulët të shpenzimeve ushtarake ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) midis vendeve të G7.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika