Raporti i Policisë: Gjendet i vdekur roja i një objekti në vendin e tij të punës

Një punëtor roje në një objekt në ndërtim e sipër është gjetur pa shenja jete, bën të ditur policia. Sipas njoftimin të policisë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Ilustrim

Një roje në një objekt i cili ishte në ndërtim e sipër në fshatin Pasjan të Parteshit, është gjetur pa shenja jete të premten, njofton policia e Kosovës.

Sipas njoftimit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar, punëtor roje në një objekt në ndërtim e sipër, është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Statistikat e përgjithshme të policisë

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka pasur 29 aksidente trafiku me të lënduar, kurse me dëme materiale 42.

Në trafik sipas statistikave të policisë, janë shqiptuar 1615 tiketa dënuese.

Ndërkaq, janë arrestuar 29 persona.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika