Raporti i Policisë: Një vdekje e dyshimtë, një i arrestuar për trafikim me njerëz

Policia e Kosovës, ka raportuar se të mërkurën në Komunën e Prishtinës, në rrethana të panjohura ka vdekur një person i gjinisë mashkullore.

Sipas raportit, viktima besohet të jetë alivanosur në një depo ku edhe ishte i punësuar, pas kësaj ai ishte dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku edhe ka ndërruar jetë.

QKUK

“Raportohet se viktima mashkull në rrethana të pa njohur është alivanosur tek një depo dhe si pasojë, ka ndërruar jetë pasi është dërguar në QKUK”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar  në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

 I vdes nëna në shtëpi, djali ankohet se ndihma e shpejtë është vonuar

Të mërkurën në fshatin, Keqekollë të Komunës së Prishtinë, rreth orës dhjetë të mëngjesit, një grua ka ndërruar jetë në ambientet e shtëpisë së saj.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, djali i të ndjerës, është ankuar se edhe pasi që e ka thirrur ndihmën e shpejtë, ajo nuk ka mbërritur në kohë.

Autoambulanca

Ai pretendon se vdekja ka ndodhur si pasojë e vonesës së ekipit mjekësor.

“Ankuesi mashkull  kosovar  ka informuar se nëna e tij viktima femër  kosovare ka vdekur në shtëpinë e saj. Sipas ankuesit, dyshon se deri te vdekja e nënës së tij ka ardhur si pasojë që ndihma e shpejtë nuk ka dalë me kohë në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

 Arrestohet një person nën dyshimin për trafikim me njerëz

Të mërkurën gjatë mesditës është arrestuar një person nën dyshimet për trafikim me qenie njerëzore.

Policia nuk ka dhënë më shumë detaje, vetëm se ka treguar që i dyshuari është duke u mbajtur në mbajtje deri në një vendim tjetër të prokurorit.

Rasti është ende duke u  hetuar.

Zjarrvënie në Godanc e Gllogoc, rreth 50 hektarëve ju vihet zjarri

 Të mërkurën rreth orës 20:30, është raportuar se rreth 50 hektarë sipërfaqe të malit janë djegur në fshatin Godanc e Gllogoc.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, njësitë policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vend të ngjarjes, duke u përpjekur ta ndalin zjarrin, por për shkak të terrenit të papërshtatshëm, kanë hasur në pengesa.

Ilustrim i zjarrit

Si pasojë e terrenit jo të mirë, zjarrfikësit nuk kanë mundur të intervenojnë me automjete, por janë detyruar që këtë ta bëjnë vetëm me pajisje dore.

Në raport të policisë nuk thuhet se cili ka qenë shkaktari i këtij zjarri.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika