Raporti i Progresit: Kujdesi shëndetësor në Kosovë mbetët shqetësues

Raporti i Progresit i Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2023 ka vlerësuar pak progres në politikat dhe avancimin e shëndetësisë publike. Sipas Raportit cilësia e kujdesit shëndetësor mbetet shqetësuese. Qeveria nuk ka avancuar legjislacionin dhe nuk është punuar në promovim dhe parandalim.

Në kategorinë e prioriteteve u rendit edhe për vitin 2024, madje përmes një postimi në Facebook, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, renditi sukseset e Qeverisë së tij në sektorin e Shëndetësisë.

Por ndryshe nga qëndrimi i tij, gjendja duket të jetë në realitet.

Mangësitë në ketë sektor janë renditur edhe një herë në raportin e Progresit për vitin 2023.

Të gjeturat e Komisionit të Evropian, shqetësuese po i shohin anëtarët e komisionit të shëndetësisë që vijnë nga partitë opozitare.

“Ka problem më furnizimin me barna me listën e pritjeve të pacientëve, në raport me sigurinë e personelit në raport me mirëmbajtjen e institucioneve shëndetësore në raport më trajtimin e pacientëve, ky raport duhet të jetë një breng e madhe e institucioneve të vendit”, ka thënë deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj.

“Prezanton dështimet në reformën e sektorit të Shëndetësisë gjithashtu prezantojnë që ka dështim në startimin e hartimit të strategjisë në sektorin e shëndetësisë”, ka thënë deputeti i PDK-së, bekim Haxhiu.

Mosndryshimi i projektligjit për shëndetësinë dhe projektligjin për sigurimet shëndetësore, janë dy nga çështjet që zënë vend në raportin e vitit 2023.

Për këto, Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria e Kosovës, gjatë ditës nuk kanë dhënë një përgjigje e as për atë që ka ndodhë më këto dy projektligje.

Ndonëse jo pushteti, opozita thonë se për këtë çështje kishin kërkuar disa herë shpjegim në Komisioni por që përgjigje konkrete nuk morën asnjëherë.

“Edhe pse ka qenë në agjendë legjislative dhe do të duhej të vijnë këtë vite këto dy projektligje prapa nuk janë sjell dhe ky është një dështim total i kësaj Qeverie”, ka thënë Haxhiu.

Derisa sipas raportit, jetëgjatësia më e ulëta në rajon, vdekjet e fëmijëve nën pesë vjeç tri herë mbi mesataren e BE-së, vdekjet nga kanceri e hipertensioni dhe diagnozat e këqija mbeten sfida kryesore në shëndetësinë publike në Kosovë.

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika