Raporti për lirinë e medias, Rohde: Rënie alarmante, nevojitet një ndryshim

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, lidhur me raportin për lirinè e medias, ka thënë se këto rezultate tregojnë një rënie alarmante dhe se, sipas tij, nevojitet një ndryshim

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar lidhur me faktin që Kosova ka shënuar rënie për 19 vende në Indeksin e Reporterëve Pa Kufij.

Lexo më shumëKosova shënon rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga Reporterët Pa Kufij

Rohde ka thënë se këto rezultate tregojnë një rënie alarmante dhe se, sipas tij, nevojitet një ndryshim.

“Mediat shpesh përmenden si shtylla e katërt e demokracisë dhe duhet të mbrohen, jo të kontrollohen. Në Kosovë, media ka një pozicion të mirë në krahasimin rajonal. Megjithatë, raporti i sapopublikuar nga ‘Reporterët pa Kufij’ tregon një rënie alarmante me 19 vende që nga viti i kaluar. Nevojitet një ndryshim!”, ka shkruar ambasadori në platformën “X”.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika