Shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri ka komentuar raportin e “Reporterëve Pa Kufij”.
Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Tahiri ka shkroi se bazuar në të gjeturat e raportit, në rrezik është edhe demokracia zgjedhore.
“Ajo çfarë e bënë tejet shqetësues luhatjen si dhe rënien e trendit të indeksit të lirisë së shtypit në Kosovë, është fakti që kur kjo ndodh në përfundim të mandatit të një qeverie, demokracia zgjedhore është në rrezik”, ka shkruar Tahiri.
Tahiri tutje shtoi se kjo çështje nuk do të kalojë pa kërkuar llogari në Kuvend.
“Konstatimi se liria e medies kërcënohet nga rregullimi i politizuar është alarm për secilin që besom në demokraci. Kjo çështje nuk do të kalojë pa u kërkua llogari në Kuvend”, ka përfunduar ai.
Të premten e 3 majit, Kosova u konfirmua për 19 pozita më keq në Indeksin e Lirisë së Shtypit të “Reporterëve pa Kufij”.