“Raportimet për atentat ndaj Kurtit”, Musliu: Drejtori i AKI-së do të ftohet të raportojë në Komision

“Komisioni kërkoi takim me drejtorin e AKI-së për sot një javë për të na njoftuar rreth raportimeve për tentim-atentat ndaj kryeministrit, Albin Kurti. Besojmë se do të paraqitet deri sot një javë", ka deklaruar Musliu

Pas mbledhjes së Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, kryetarja e këtij komisioni, Ganimete Musliu, bëri të ditur se do ta ftojnë për të raportuar në Komision, drejtorin e AKI-së, Petrit Ajeti, pas raportimeve për tentim atentat ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me rastin e vizitës në Maqedoninë e Veriut.

“Komisioni kërkoi takim me drejtorin e AKI-së për sot një javë, për të na njoftuar rreth raportimeve për tentim atentat ndaj kryeministrit Albin Kurti. Ne jemi munduar vazhdimisht kur janë çështjet e sigurisë ndërkombëtare ta ruajmë informacionin dhe të mos e shfrytëzojmë këtë informacion, për ta ruajtur në maksimum sigurinë e vendit dhe këtë e kërkoj nga çdo deputet, para qytetarëve të Republikës së Kosovës”, u shpreh Musliu.

Ndryshe, Kurti ka thënë se pa shumë forca policore gjatë vizitës në Shkup, ndërsa televizioni publik në Kosovë raportoi paraprakisht se masat e rrepta të sigurisë u ndërmorën, pas informacioneve se po planifikohej një atentat ndaj tij.

Kurti nuk e mohoi se ka pasur përpjekje për atentat, teksa tha se ka vazhdimisht kërcënime nga Beogradi, por theksoi se nuk ndihet i rrezikuar.

“Kam mësuar që ka shumë kërcënime nga individë e struktura të cilat i kanë rrënjët e tyre në Beogradin zyrtar. Sa erdha nga Shkupi, nuk jam ndier i rrezikuar, por kam parë që kishte shumë forca policore që u kujdesën për këtë mbledhje që e mbajtëm, e ku mysafiri special ishte përfaqësuesi i SPD-së gjermane, Lars Klingbeil”, ka thënë kryeministri Kurti.

Radiotelevizioni Publik i Kosovës (RTK) ka raportuar duke u thirrur në burime brenda institucioneve të sigurisë se ka pasur një tentativë atentati ndaj kryeministrit, “nga atentatorë të mundshëm të ekstremit serbo-maqedonas, të afërt me Federatën Ruse, por nën kontrollin e institucioneve serbe”.

Por Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë e mohoi të ketë pasur ndonjë tentim-atentat ndaj Kurtit duke thënë se numri i madh i forcave policore ka qenë vetëm për mbarëvajtjen e vizitës së tij.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika