Raportimi i drejtë nën frikë i disa mediave serbe për luftën dhe krimet serbe në Kosovë

Dëshminë e Saranda Bogujevcit në gjykatat serbe për masakrën ndaj familjes së saj, si të rëndë e përshkruan një prej gazetarëve të paktë që ka raportuar për krimet serbe në Kosovë. Në këtë reportazh të RTV Dukagjinit, gazetarë e redaktorë serbë, flasin për vështirësitë e cenzurën me të cilën përballeshin gjatë raportimit në periudhën e luftës në Kosovë

Foto ilustrim





“…Pashë vëllaun, Shpëtimin, 9 vjeçar, ai ishte i shtrirë përtokë, mbi këmbët e mija, i goditur në kokë, gjysma e kokës i mungonte….”.

Këtë dëshmi rrëqethëse, përveçse në Hagë, e mbijetuara e masakrës së familjes Bogujevci, Saranda, e ka dhënë edhe në Gjykatën e Lartë në Serbi.

Gazetari i shumë shkrimeve për luftën, Bojan Tonçiq e kishte përcjellë nga afër dëshminë, dhe kjo për të ishte një prej momenteve më të vështira.

“Më e vështira ka qenë, kur krimet kanë arritur Gjykatë dhe është dashur të dëgjohen rrëfimet fjalë për fjalë të familjarëve se çfarë ka ndodhur. E rëndë ka qenë dëshmia e vajzës së familjes Bogujevci, Saranda Bogujevci, kur kemi dëgjuar dëshminë e gjeneralit Berisha dhe të tjera rrëfime. Unë kam biseduar me ta dhe me gjithë ata njerëz me të cilët kam biseduar, asnjëri prej tyre nuk ka dashur hakmarrje, por drejtësi për njerëzit më të dashur të tyre, të cilët ua kanë mbytur”, ka thënë Tonçiq.

Zërat si ai i Bojan Tonçiq, në Serbi janë të rrallë.

Raportimi i drejtë e i pandikuar për luftën dhe krimet serbe në Kosovë, ishte bërë vetëm nga një numër i vogël i mediave serbe në atë kohë.

Dhe Tonçiq, e sqaron se pse, dhe si ndodhte një gjë e tillë.

“Në kohën kur NATO ka intervenuar në vitin 1999, në media ka qenë cenzura. Redaktorët e lajmeve ditore, të vikendit dhe të tjera i kanë pasur veçse raportet e gatshme për publikim, dhe çdo ditë e kanë pasur për obligim ta informojnë ministrin e asaj kohe Aleksandar Vuciq, edhe zëvendësin e tij dhe më pasta jai e ka shikuar nëse ato lajme janë në interes të shtetit dhe a po respektohen rregullat të cilat i ka Serbia. Për redaktorët dhe kryeredaktorët të cilët nuk e kanë respektuar censurën dhe kontrollin nga shteti, e kanë pasur të ndaluar që të dalin nga shtëpia”, ka shtuar ai.

Pavarësisht masakrave e krimeve të shumta në Kosovë, në mediat serbe, fillimi i fushatës së bombardimit nga NATO-ja, solli një numër më të madh kronikash për situatën, dhe përdorimin e fjalës adekuate për atë që po ndodhte: luftës.

“Kjo është fillimi i luftës dhe e kemi nxjerrë në faqen e parë vetëm me titullin “LUFTA” dhe kështu kemi filluar raportimet për luftën. Këtu ka shumë shkrime nga ajo periudhë. Kemi qenë të censuruar në kohën e bombardimeve”, ka theksuar Filip Švarm, kryeredaktor i “Vreme”.

Kryeredaktori i javores “Vreme”, Filip Švarm, tregon se ata raportimet për luftën i nisën shumë më herët, e madje kishin pasur gazetarë edhe në një ngjarje shumë të rëndësishme, si paraqitjen e parë publike të UÇK-së.

“Korrespodenti ynë, Dejan Nestasijoviq ka qenë në Llaushë në Kosovë, kur është varrosur një mësues i cili ishte vrarë. Ajo ka qenë hera e parë kur ka dalur publikisht UÇK-ja dhe ky gazetari ka qenë aty në varrim dhe ka parë nga afër atë që po ndodhte. Kjo ka qenë hera e parë kur në Serbi është shfaqur pamja e dikujt nga UÇK-ja dhe ka qenë hera e parë kur është shkruajtur se kush është UÇK-ja. Në këtë shkrim tregohet se si gjatë varrimit të këtij mësuesi, kanë qenë të pranishëm UÇK-ja dhe të tjerët”, ka shtuar ai.

Gjatë kësaj periudhe, “Vreme” solli edhe lajme të tjera edhe për situatën në Serbi.

“Përgjatë luftës në Kosovë, “Vreme” kishte dy korrespodentë të cilët po i raportonin asaj për gjithçka që po ndodhte nga vendi i ngjarjes. Ky është një raportim që tregon se si në atë kohë, shumë serbë po refuzonin të bëheshin pjesë e luftës, pasi e dinin se do të luftonin kundër UÇK-së”

Megjithëse nuk kishte gazetarë serb të shumtë që raportuan drejt për krimet e ushtrisë së tyre, që hasnin në vështirësi të shumta, gjatë dhe pas luftës, gazetari Tonçiq thotë se këtë ai e kishte për detyrë, por e pranon se raportimet nuk e kishin efektin e duhur.

“Mendoj që obligimi im, duke jetuar në Serbi ka qenë që të shkruaj për krimet e policisë dhe ushtrisë serbe në Kosovë. Të njëjtën e kam pritur edhe nga kolegët nga Kroacia dhe Bosnja e Hercegovina dhe nga Kosova. Ka pasur edhe disa të tjerë, mirëpo kemi qenë në pakicë. A kemi arritur që ta vetëdijësojmë popullin, nuk kemi arritur, po flas në emrin tim”, ka theksuar Tonçiq.

Megjithëse të paktë në numër, ky grup i vogël i gazetarëve dhe mediumeve në Serbi, me guxim e vendosmëri, i kanë kërkuar shtetit të tyre që të pranojë përgjegjësinë për shumë krime lufte, jo vetëm në Kosovë.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika