Raportimi i Dukagjinit anuloi konkursin me parregullsi për gradim brenda Policisë

Gjatë këtij viti Policia e Kosovës kishte hapur konkursin për gradimin e rreth 400 zyrtarëve policor por kjo nuk i shkoi se si e kishin menduar. Aty kishin përfshirë një gjeneratë në kundërshtim me dispozitat ligjore për të ciliat fillimisht raportoi Dukagjini dhe pos tyre gjeti edhe parregullësi të shumta. Kjo bëri që të nisë një hetim i jashtëzakonshëm i Inspektoratit Policor, e pas gjetjeve rezultoi edhe me anulim të këtij konkursi pasi që gjetjet e IPK-së përputheshin me raportimet e TV Dukagjinit

Një konkurs i shumë i pritur për ngritje në detyrë brenda Policisë e Kosovës, ishte hapur në muajin shkurt të vitit 2024.

Kishte mbi 10 vite që nuk ishte hapur rruga për gradimin e policëve të lartë në gradën e rreshterit.

Por, pavarësisht nevojës së madhe për të graduar në këtë pozitë, gjithçka mbeti siç ka qenë para konkursit, shkaku i parregullsive që përcollën procesin e për të cilat raportoi ekskluzivisht Dukagjini.

Fillimisht, televizioni raportoi për shkeljen e Udhëzimit administrativ për procedurën e gradimit për zyrtarët policor, me lejimin që procedurave të gradimit me këtë  konkurs, t’i nënshtrohej një gjenerate që nuk do të duhej të përfshihej aty.

Bëhej fjalë për pjesëtarë nga gjenerata e 54 e Policisë e cila nuk përmbushi kriterin që të ushtronin poziten e Policit të lartë për dy vite ashtu sic e specifikonte udhëzimi, por edhe vet konkursi.

Por kjo nuk ishte shkelja e vetme.

Televizioni raportoi edhe për favorizimin e familjarëve e të preferuarve të zyrtarëve të lartë e   edhe rrjedhjen e testit nga njerëz me ndikim nga institucionet publike e politike, brenda Policisë së Kosovës.

Raportimi i vazhdueshëm për shkeljet në proces nxitën veprime institucionale.

Fillimisht Drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha, raportoi të raportoj në  Komisionin për Siguri dhe Mbrojtje.

Në pyetjet e anëtarëve të komisionit, Hoxha arsyetoi lejimin e aplikimit të kësaj gjenerate pasi që kohën e trajnimit ata e kishin më të gjatë.

Pos tij, para Komisionit për Siguri doli edhe Kryeshefi i Inspektoratit Policor, Kushtrim Hodaj i cili premtoi për fillimin e një inspektimi të jashtëzakonshëm të rastit.

Në raportin pas inspektimit të jashtëzakonshëm, gjetjet vertetuan edhe raportimet e Dukagjinit, përfshirë këtu pjesëmarrjen e jashtëligjshme të një gjenerate.

IPK erdhi edhe me rekomandim që ky konkurs të anulohej për cka nuk  morri kohë të gjatë që Policia e Kosovës të aplikoj sugjerimin e Inspektoratit, anulimin e këtij konkursi.

“Me qëllim të eliminimit të të gjitha paqartësive dhe ruajtjes së kredibilitetit të procesit të cilat mund të zbehin imazhin e Policisë së Kosovës, si dhe bazuar në rekomandimet e IPK-së, Policia e Kosovës merr vendim për anulimin e konkursit për gradim në gradën rreshter të shpallur me 12.02.2024”, thuhej në njoftimin përfundimtar të Policisë për cështjen e konkursit për gradim”.

Shija e redaktorit

Lirohet ish-ushtari i UÇK-së Hasan Dakaj, po mbahej në burg...

Hasan Dakaj, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) i cili po mbahej në burg në Serbi është liruar sot(e premte). Lajmin për Dukagjinin e...

Memli Krasniqi: 2025 – Viti i drejtësisë, i fitoreve dhe...

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi, ka përcjellë një mesazh urimi për qytetarët e Kosovës me rastin e ndërrimit të motmoteve, duke...

Të fundit nga rubrika