Raportohen 7 raste të dhunës në familje brenda 24-orëve në Kosovë

Dhuna në familje është një ndër problemet kyçe me të cilat përballet shoqëria jonë. Rastet të tilla raportohen thuajse çdo ditë në polici, derisa gjatë 24-orëve të fundit janë raportuar shtatë raste të këtij lloji

Policia e Kosovës

Gjatë 24-orëshit të fundit në Kosovë janë raportuar gjithsej shtatë raste të dhunës në familje.

Tri prej tyre janë të raportuara në Prishtinë, një në Pejë, një në Viti, një në Lipjan dhe një në Fushë Kosovë.

Në rastin e parë në Prishtinë, një grua ka njoftuar se më 3 prill të këtij viti, i dyshuari mashkull e kishte dëbuar nga shtëpia e tyre. Ky rast është nën hetime, derisa i dyshuari nuk është hasur në lokacion.

“Prishtinë/25.04.2024 – 13:00.  Ankuesja femër kosovare ka raportuar se më datë 03.04.2024 i dyshuari mashkull e kishte dëbuar nga shtëpia e tyre. I dyshuari nuk është hasur ne lokacion, përderisa rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Në rastin e dytë në kryeqytet, është arrestuar një i dyshuar, pasi ka ushtruar dhunë ndaj një gruaje.

“Prishtinë/25.04.2024 – 12:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se i njëjti kishte ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Pas intervistimit të palëve me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Ndërsa, në rastin e fundit të raportuar këtu, një grua ka raportuar se pas një mosmarrëveshjeje është sulmuar fizikisht nga një i dyshuar.

“Prishtinë / 25.04.2024 – 1 2:30.  Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i  dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar”, thuhet në  raportin policor.

Në rastin e raportuar në Pejë, i dyshuari është arrestuar, sepse i njëjti pas një mosmarrëveshjeje verbale dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj një gruaje. Viktima nuk ka dëshiruar të marrë tretman mjekësor dhe pas intervistimit është kthyer në shtëpinë e saj.

“Pejë/25.04.2024 – 13:12.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që pas një mosmarrëveshje verbale dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Viktima nuk ka dëshiruar të marrë tretman mjekësor dhe pas intervistimit është kthyer në shtëpinë e saj. Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar ne mbajtje”, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh.

Në Viti, një grua ka pranuar tretman mjekësor, pasi pas një mosmarrëveshjeje dyshohet se është sulmuar fizikisht nga një i dyshuar.

“Viti / 25.04.2024 – 19:00.   Viktima femër kosovare ka pranuar tretman mjekësor pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje dyshohet se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje’, thuhet në raportin e policisë.

Derisa në Lipjan, një shtetase e huaj ka raportuar se ka pasur dhunë nga i dyshuari kosovar.

“Lipjan/25.04.2024 – 07:36.  Viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka pasur dhunë nga i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt hetimore”, thuhet në raportin policor.

Gjersa në Fushë Kosovë, një i dyshuar është arrestuar, pasi pas një mosmarrëveshjeje ka ushtruar dhunë ndaj një gruaje.

Fushë Kosovë/25.04.2024 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që pas një mosmarrëveshje dyshohet se kishte ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovarePas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin policor.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika