Në Fushë-Kosovë janë raportuar të zhdukur dy fëmijë.
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy fëmijët e tij janë larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre.
Ndërkaq rasti është duke u trajtuar dhe hetuar nga njësitet policore.
“Fushë Kosovë 15.02.2023-18:05. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy fëmijët e tij janë larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre. Rasti është duke u trajtuar dhe hetuar nga njësitet policore”.