Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj e mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.
Policia njofton se ky rast është raportuar të ketë ndodhur në “lagjen e Dëshmorëve” në Podujevë.
“Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet tutje në raportin e Policisë.