Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), nëndega Mushtisht, ka njoftuar se Gjykata e Hagës e ka ftuar sot ish-komandantin e Zonës Operative të Pashtrikut, Sadik Halitjaha.
Në një postim në Facebook, kjo organizatë ka thënë se “kjo marrje nuk ishte sikur të tjerat, nuk ishte nga Prokuroria Speciale, por nga Gjykata”.
“Marrjet për në Hagë vazhdojnë! Sot më 07 nëntor 2023, e morën komandantin e ZOP, Sadik Halitjaha! Kjo marrje nuk ishte sikur të tjerat, nuk ishte nga Prokuroria Speciale, por nga Gjykata! Urojmë t’ia dalë për së mbari komandanti që kurrë në jetë nuk njohu dështim! Si në luftë, ashtu në paqe, përherë guardian i atdheut! I urojmë shëndet, vullnet dhe suksese në këto përballje të padrejta e të pabarabarta”, thuhet në njoftim.