Është duke u raportuar se Armend Mehaj ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit të Mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës.
Sipas mediumit publik RTK, Mehaj do të zëvendësohet nga koloneli i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ejup Maqedonci.
Mehaj besohet të ketë ofruar dorëheqje për arsye familjare.
Portali Dukagjini ka tentuar të marrë përgjigje nga Qeveria e Kosovës, por nuk ka marrë përgjigje nga ta.
Mehaj ka lindur në Kosovë në vitin 1981 dhe jetonte në Oslo të Norvegjisë.
Në vitin 1999, Mehaj i ishte bashkuar Forcave të Armatosura të Norvegjisë, për të shërbyer më pas në misione të ndryshme paqeruajtëse si në Kosovë, Irak, Afganistan e shumë vende të tjera.