Dy të rinj nga Podujeva po raportohet se janë arrestuar nga autoritetet serbe në territorin e Serbisë.
Lidhur me këtë rast, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës [MPJD] për Portalin Dukagjini ka informuar se Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi i ka dërguar tashmë Qeverisë së Serbisë një kërkesë formale për konfirmimin e rastit por edhe për detaje të tjera, qpftë identitetin e të arrestuarve dhe ku janë duke u mbajtur.
“Në lidhje me këtë rast, Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi i ka dërguar tashmë Qeverisë së Serbisë, përmes Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë, një kërkesë formale për ta konfirmuar rastin, si dhe për të ofruar detajet tjera relevante, përfshirë identitetin e personave të arrestuar dhe lokacionin ku ata janë duke u mbajtur”, thuhet në përgjigjen e MPJD-së.
MPJD-ja ka informuar se lidhur me raportimin për arrestimin e dy personave nga autoritetet serbe janë njoftuar edhe misionet diplomatike të vendeve të Kuintit
Lidhur me këtë, janë njoftuar edhe Delegacioni i Bashkimit Evropian në Serbi dhe misionet diplomatike të vendeve të Kuint-it të akredituara në Beograd. Në momentin e konfirmimit, diplomatët e Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi do të bëjnë kërkesë zyrtare për vizitën e tyre në qendrën e paraburgimit ku ata janë duke u mbajtur”, thuhet në përgjigjen e MPJD-së.