Raportohet se është arrestuar një person që kishte lidhje me të dyshuarin për vrasjen e policit në Serbi

Dyshohet se është arrestuar një person që ka qenë në kontakt me të dyshuarin për vrasjen e një polici serb dhe plagosjen e një tjetri në Loznicë të Serbisë.

Siç raportohet në media, Policia e Republikës Srpska –  e cila ka aktivizuar xhandarmërinë për kërkimin e të dyshuarit – e ka arrestuar në një restorant në rrugën Raçanska, në qytetin e Bijeljina. Qyteti është nën rrethimin e forcave policore.

I arrestuari, sipas dyshimeve të para, ka qenë në kontakt me vrasësin e arratisur, por ende nuk dihet nëse ai e ka ndihmuar drejtpërdrejt në arratisjen.

Ndërkaq, autoritetet serbe janë duke punuar që ta identifikojnë nëse personi i dyshuar për vrasjen e policit serb dhe plagosjen e një tjetri është Artan Hajrizi apo vëllai i tij Faton Hajrizi ka deklaruar ministri i Brendshëm, Ivica Daçiq, teka ka komentuar një kartë identiteti gjermane në emër të Artan Hajrizi që dyshohet se u gjet në vendin u ndodhi vrasja.

“Po përcaktojmë nëse është personi të cilit i kemi gjetur dokumentet apo është vëllai i tij”, ka thënë Daçiq.

Por, Artan Hajrizi ka mohuar të ketë pasur dorë në vrasjen e policit në Serbi.

Ai, për Dukagjinin ka thënë se gjendet në Gjermani, derisa ka pretenduar se i janë vjedhur dokumentet identifikuese nga vëllai i tij, Faton Hajrizi.

“Jam në policinë e Gjermanisë në Honiver, i kam lajmëru që m’i kanë vjedhur dokumentet e janë ecë”, ka thënë Artan Hajrizi ekskluzivisht për Dukagjinin.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika