Raportohet se Irani ka ekzekutuar edhe shtatë persona

"Iran Human Rights" ka raportuar se vetëm deri më tani gjatë këtij viti janë ekzekutuar 218 persona. Ndërkaq, të ekzekutuar janë konfirmuar edhe shtatë të tjerë

Është duke u raportuar se Irani ka ekzekutuar edhe shtatë persona të tjerë në dy burgje jashtë Teheranit, të akuzuar për krime që lidhen me drogë dhe përdhunim, tha një grup i të drejtave të njeriut të mërkurën.

Tashmë, Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar për numrin “e frikshëm” të lartë të ekzekutimeve në Iran, pasi të hënën autoritetet iraniane njoftuan për ekzekutimin e dy burrave që ishin të dënuar për blasfemi.

Tre persona u ekzekutuan në burgun Gezal Hesari në Karaxh, afër Teheranit, nën akuza për trafikim droge, tha organizata Iran Human Rights, me seli në Norvegji.

Kjo organizatë tha se edhe katër burra u varën në burgun Raxhai Shah në Karaxh. Që të katërt ishin të dënuar për përdhunim.

Ueb-faqja e gjyqësorit, Mizan, konfirmoi ekzekutimin e tre persona të dënuar për vepra që lidhen me drogë, duke theksuar se të dënuarit ishin pjesë e një karteli që shpërndante kokainë. Ende nuk ka konfirmim zyrtar për katër të ekzekutuarit, që ishin të dënuar për përdhunim.

Sipas “Iran Human Rights”, në 12 ditët e fundit, në Iran janë ekzekutuar 64 persona.

“Makina vrasëse e Qeverisë po përshpejtohet. Qëllimi i saj është të frikësojë popullin dhe viktimat e saj janë pjesa më e dobët e shoqërisë”, tha drejtori i kësaj organizate, Mahmood Amiry Moghaddam, transmeton REL.

“Iran Human Rights” po ashtu ka shpërndarë pamje ku shihen familjarët e tre të ekzekutuarve në burgun Gezel Hasar, që kanë protestuar me synimin që të ndalin ekzekutimet. Në videon dëgjohen të shtëna dhe policia shihet duke përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestën. Një person është hospitalizuar, ndërkaq disa të tjerë po ashtu kanë marrë lëndime.

Aktivistët e të drejtave të njeriut e kanë akuzuar Iranin se po përdor dënimin me vdekje si mjet për të frikësuar publikun, pas protestave masive që shpërthyen shtatorin e kaluar, pas vdekjes në paraburgim të një gruaje të re, që ishte ndaluar nën pretendimet se kishte shkelur rregullat e veshjes së shamisë së kokës.

Vitin e kaluar, në Iran u ekzekutuan të paktën 582 persona, që paraqet numrin më të lartë të ekzekutimeve që nga viti 2015, kanë raportuar organizatat joqeveritare.

Por, numri i ekzekutimeve është rritur këtë vit, me Iran Human Rights që ka raportuar se vetëm deri më tani gjatë këtij viti janë ekzekutuar 218 persona.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika